Kanë filluar t’iu shfaqen rrudhat e para? Bëni sa më parë këtë maskë – AlpeGossip
Kanë filluar t’iu shfaqen rrudhat e para? Bëni sa më parë këtë maskë

Kanë filluar t’iu shfaqen rrudhat e para? Bëni sa më parë këtë maskë

Sapo kalon mosha 25 vjeç fillojnë që të shfaqen edhe rrudhat e para poshtë syve apo në ballë. Të gjithë alarmohemi kur shikojmë rrudhat e para në fyryrë dhe na duket sikur u plakëm.

Për të parandaluar këtë proces, që sigurisht, nuk është aspak i dëshirueshëm nga askush, ne do t’ju sjellim një maskë për fytyrën, shumë e lehtë për t’u bërë në kushte shtëpie. Ajo çfarë ju nevojitet është thjesht një kokërr vezë dhe miell misri. Bashkoni këto dy përbërës dhe rrihini për disa minuta deri sa të bëhet një përzierje paksa e njëtrajtshme. Nëse vendosni për të aplikuar këtë maskë, duhet të hiqni dorë nga çdo punë tjetër, pasi duhet të qëndroni shtrirë sepse përbërja është e rrëshqitshme.

Nëse e keni të pamundur, atëherë ne ju këshillojmë që të merri disa shami letre, t’i prisni në copa të vogla, lyejini me përbërjen që keni në pjatë dhe më pas vendosini në fytyrë. Kështu nuk është e nevojshme që të qëndroni shtrirë. Mbajeni këtë maskë derisa të përbërja të thahet totalisht dhe më pas shpëlani fytyrën me ujë të nxehtë.

 

Sigurisht mos prisni rezultate brenda ditës, por nëse ju e bëni këtë maskë të paktën një herë në javë, fytyra juaj do t’ju falënderojë.