Bëri tatuazh emrin të dashurit/ Pas ndarjes Morena Taraku merr vendimin e papritur (FOTO) – AlpeGossip
Bëri tatuazh emrin të dashurit/ Pas ndarjes Morena Taraku merr vendimin e papritur (FOTO)

Bëri tatuazh emrin të dashurit/ Pas ndarjes Morena Taraku merr vendimin e papritur (FOTO)

Në fillimet e lidhjes, Morena Taraku dhe partneri i saj Sasha Sobhan u shfaqën mjaft të dashuruar. Marrëdhënia e tyre po ecte shumë mirë dhe çifti bënë tatuazh emrat e njëri-tjetrit. Por nuk zgjati shumë dhe në media qarkulloi lajmi se dyshja i dha fund marrëdhënies së tyre për shkaqe që nuk dihen ende. Pas thumbimeve të shumta në rrjetet sociale u kuptua se ndarja ishte e vërtetë pavarësisht se dyshja nuk kanë pranuar ende asnjëgjë.

Pak javë pas ndarjes Morena ka marrë një vendim drastik duke e fshirë emrin e Sasha nga trupi. Në disa foto të publikuara së fundmi ajo tregon krahun e mbushur me tatuazhe dhe emri i ish të dashurit nuk duket gjëkundi. Me sa duket ky vendim konfirmon përfundimisht edhe lajmin e ndarjes.