Detaje të panjohura dhe frymëzuese për shqiptarin që bëri krenar Jay Z-në – AlpeGossip
Detaje të panjohura dhe frymëzuese për shqiptarin që bëri krenar Jay Z-në

Detaje të panjohura dhe frymëzuese për shqiptarin që bëri krenar Jay Z-në

Në një intervistë për “Power 106” të radios KPWR në Los Angeles, artisti shqiptar me famë ndërkombëtare rrëfeu disa detaje në lidhje me jetën e tij, duke u ndalur më së shumti tek momenti kur Jay-Z e injoroi mu para fytyrës.

Bëhet fjalë për kohën kur Gashi ishte ende i panjohur dhe shkoi për të takuar Jay-Z në ditën kur ai kishte organizuar një event për të firmosur njërin prej librave të tij.


“Ndenja për shumë gjatë në radhë dhe më në fund shkova afër tij. Kisha vendosur një CD me këngët e mia brenda librit (duke shpresuar që ai ta dëgjonte). Sapo e pashë thashë me vete ‘Oh Zot, ky është momenti!’. Ai hapi librin, pa CD-në time dhe e hodhi direkt, firmosi dhe më tha që të vazhdoja të ndiqja ëndrrat e mia.”

Megjithatë, Gashi shprehet se nuk i mbante dot mëri, përkundrazi.

“Nuk e mora inat, isha shumë i lumtur vetëm për faktin që ndodhesha përballë tij. Vite më vonë, firmosa me ‘Roc Nation’. Ai moment më bëri më të fortë, nuk u trishtova, por luftova më shumë. Mësova t’i jepja kurajo vetes. Tani rrethohem nga njerëz që kanë bërë histori.”

Aug 11th my first show in Kosovo!!!!! @sunnyhillfestival @baariksgallery

A post shared by GASHi (@gashi) on

Në një tjetër intervistë, reperi ndau edhe disa detaje në lidhje me kolegët, marrëdhëniet me fansat dhe për faktin që mban përherë një kapuç kur del në skenë.

“Një gjë që më acaron kur vjen puna tek muzika, është se shumë ‘artistë’ thonë se frymëzohen nga The Beatles, Jim Morrison etj, dhe ti mezi pret që të dëgjosh muzikën e tyre, kur papritur nisin të këndojnë ‘Hey, unë shkova me kurvën tënde’. Unë nuk mbaj mend që The Beatles të këndonin kështu.

Kur më pyesin për idhujt e mi, unë them përherë se Gashi frymëzohet nga Kanye West, nga Jay-Z etj dhe kjo gjë ndihet.”

🌊🌊🌊🌊

A post shared by GASHi (@gashi) on

“Mbaj gjithmonë një kapuç në kokë, sepse i referohet kohës kur punoja si pastrues rrugësh. Kisha turp nga puna dhe që njerëzit të mos më shihnin, qëndroja me kapuç.”

If you watched this whole thing I love you 😡🧡

A post shared by GASHi (@gashi) on

Një fans i Gashit rrëfen sesi reperi i dhuroi një unazë ari me diamantë krejt papritur në një koncert.

“E pyeta për këngën e preferuar dhe iu referua një kënge të vjetër dhe të panjohur shumë, maksimumi vetëm nëna ime mund ta dinte. Kështu hoqa unazën dhe ia dhurova.”

Gashi, që për momentin menaxhohet nga studioja muzikore e Jay Z-së, “Roc Nation”, mbërriti në Kosovë pak orë më parë pas 18 vitesh dhe do të performojë në “Sunny Hill Festival”.