Moderatorja e Sanremo-s ngre në këmbë publikun: E mrekullueshme! (FOTO) – AlpeGossip
Moderatorja e Sanremo-s ngre në këmbë publikun: E mrekullueshme! (FOTO)

Moderatorja e Sanremo-s ngre në këmbë publikun: E mrekullueshme! (FOTO)

Mbrëmjen e sotme (10 shkurt) do të mbahet nata finale e festivalit të 68-të të Sanremo-s. Claudio Baglione, Michelle Hunziker dhe Pierfrancesco Favino kanë drejtuar për 4 netë me radhë edicionin e këtij viti.

Sigurisht, përpos konkurentëve dhe këngëve të tyre pjesëmarrëse, vëmendje të madhe morën veshjet e tyre. Përpos të tjerëve, ajo që do të mbahet mend gjatë për veshjet gjithë diversitet ishte vetë Hunziker.

Përgjatë 3 netëve të para, Michelle kishte zgjedhur fustane të dizenjuara nga Alberta Ferretti, Armani Prive dhe Trussardi. E ndërsa mbrëmjen e djeshme, performancat e saj në spektakël kanë qënë të papërsëritshme.

Mbrëmja filloi me një performacë të 3 moderatorëve, të cilët kënduan së bashku. Zonja Hunziker mbante veshur një fustan të zi të Moschino-s, markë të cilës i ka besuar thuajse gjithë veshjet e mbrëmjes.

Fustani u komenta si më i bukuri që moderatorja kishte veshur përgjatë gjithë spektaklit.

Më pas, Michelle u ndërrua sërish dhe u shfaq e veshur me një palë pantallona të zeza dhe një xhaketë dirigjenti, e cila mesa duket nuk u prit me shumë entuziazëm nga publiku.

Show girl-i italian ndëryshoi tërësisht atmosferën e mbrëmjes duke u shfaqur e veshur si buqetë lulesh. Veshja qesharake ishte gjithashtu krijim i Moschino-s, i cili për herë të parë u prezantua në shtator të këtij viti.

Por magjinë e vërtetë, moderatorja e kishte ruajtur për në fund të mbrëmjes. Me një pamje prej princeshe, Michelle u shfaq e veshur me një fustan në ngjyrë violet. Fustani, me shumë gjasa ishte frymëzuar nga tulipanët, fundi i të cilës i ngjante petaleve në ngjyrë më të errët.

Ovacionet e publikut italian ishin ato që dhanë verdiktin final për veshjet e saj, por nata e fundit është para dhe me siguri Michelle ka rezervuar gjëra edhe më mbresëlënëse!