E kishte mbajtur të fshehtë për 10 vite, këngëtari shqiptar kapet mat me të dashurën – AlpeGossip
E kishte mbajtur të fshehtë për 10 vite, këngëtari shqiptar kapet mat me të dashurën

E kishte mbajtur të fshehtë për 10 vite, këngëtari shqiptar kapet mat me të dashurën

Ai është një nga këngëtarët e njohur në vendin tonë, i cili ka tërhequr vëmendjen që në fillimet e karrierës, me zërin e veçantë dhe këngët e tij. Bëhet fjalë për Renis Gjokën, e cili siç tregoi në spektaklin ‘Kënga Magjike’ këngën ‘Dashuria ime ti’ ja kishte dedikuar një personi shumë special, por për të cilin nuk zbuloi asgjë më shumë.

Siç është mësuar së fundmi, këngëtari i njohur prej 10 vitesh është në një lidhje me një vajzë, profesioni i së cilës është ekonomiste. Renisi është fotografuar nga ‘Story.al’ së bashku me një vajzë brune, e cila quhet Jona.

Ai e ka mbajtur lidhjen e tij larg vëmendjes së mediave për vite me radhë, por sipas’ Story.al’ dyshja duket se e ka zyrtarizuar marrëdhënien e tyre dhe çdo gjë është tashmë familjare.