Me këtë urim special për ditëlindje, moderatorja shqiptare sapo rindezi zërat për lidhjen e saj sekrete… (FOTO) – AlpeGossip
Me këtë urim special për ditëlindje, moderatorja shqiptare sapo rindezi zërat për lidhjen e saj sekrete… (FOTO)

Me këtë urim special për ditëlindje, moderatorja shqiptare sapo rindezi zërat për lidhjen e saj sekrete… (FOTO)

Janë dy kolegë punë që për një periudhë të gjatë kohë kanë punuar së bashku në të njëjtin televizion, “INTv” me programet e tyre respektive. Në jo pak raste ata janë përfolur se janë më shumë se sa miq, por që asnjëherë nuk e kanë pranuar këtë.

Bëhet fjalë për moderatoren Fatma Methasani dhe master-shefin Alfio Rrotani, të cilët kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes mediatike dke u përfolur se janë duke shijuar një romancë mes tyre nisur nga fotot që postojnë në rrjetet sociale dhe nga komentet që i lënë njëri-tjetrit. Mirëpo këto lajme janë mohuar prej të dyve duke thënë se janë vetëm miq.

Postimi i bërë ditën e sotme nga Fatma në profilin e saj në Instagram duket se rindezi zërat se ata janë në një lidhje dashurie dhe nuk ka më dyshime. Sot Alfio feston ditëlindjen e tij të 29-të dhe në këtë ditë të veçantë të tij ka marrë një urim special edhe nga Fatma.

“Gëzofsh vetëm ditë me diell, o recetë lumturie. Alfio Rrotani”, shkruan Fatma krahas fotos ku master-shefi shihet duke fikur qirinjtë.

Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Alfios.

“Faleminderit për çdo gjë. Vetëm ti gjen gjithmonë fjalë të bukura për ti thënë gjërat. Të dua”, shkruan Alfio duke e shoqëruar komentin e tij edhe me një zemër.