DHJETË kombinime veshjesh që duhet t’i provoni patjetër këtë verë – AlpeGossip
DHJETË kombinime veshjesh që duhet t’i provoni patjetër këtë verë

DHJETË kombinime veshjesh që duhet t’i provoni patjetër këtë verë

Me nisjen e sezonit të ri të gjithë jemi duke planifikuar veshjet që do të na shoqërojnë gjatë këtij sezoni. Në këtë kërkim tonin ndihemi të zhytur mes veshjeve të shumta, sandaleve, çantave të pafundme që janë në dispozicione në këtë moment, trendeve më të fundit të fustaneve dhe e kemi të vështirë të zgjedhim se çfarë të blejmë apo se si duhet t’i kombinojmë.

Mirëpo në këtë rast na vijnë në ndihmë redaktorët e revistës “Glamor”, të cilët na sugjerojnë 10 kombinime veshjesh me trendet më të fundit për këtë verë.

1-Kombinoni një kanatiere me thurrje “crop top” me një fund treçereksh. Një çantë kashte dhe një palë sandale të rrëshqitshme.

2- Fustan dhe atlete është kombinimi më i lehtë dhe më i rehatshëm Ju nevojiten edhe një palë vath të artë dhe do të dukeni “cool”.

 

3-Për ditët më të nxehta ju duhet një bluzë e shkurtër me lule, një palë pantallona të shkurtra dhe një palë shapka. Ky është kombinimi më i shpejtë dhe që iu bën të ndiheni mirë.

4- Në disa raste mund të gjeni një veshje që mund ta vishni në çfarëdo mënyre. Një jumpsuit veror të kombinuar me një palë vath që bien në sy, pash, Swaroski, dhe një palë shapka me ngjyra dhe mund t’i vishni për raste të ndryshme.

5- Një kanatiere që iu mban freskët e kombinuar më një palë xhinse të çara dhe shapka të sheshta janë zgjidha ideale për në verë.

6- Një fustan me lule, të cilin mund ta vishni si në zyrë ashtu edhe në dasma të kombinuar me një palë sandale si dhe vath si në foto dhe kjo do të jetë një verë e pabesueshme për ju.

 

7- Një bluzë “body” e kombinuar me një palë pantallona xhins të gjera dhe një palë sandale të zeza me takë.

8-Fustanet më printime në verë iu tregojnë më fashion, prandaj e gjitha çfarë iu nevojitet është një fustan me printime me mëngë të shkurtra të kombinuara me një palë sandale, shapka, apo atlete sipas rastit. Vathët edhe enë këtë rast janë një aksesor shumë i rëndësishëm.

9- Pantallonat e shkurta të bardha nuk dalin kurrë nga moda. Të kombinuara me një palë sandale xhelatine dhe një kanatiere dhe ju të do të kujtoni stilin e viteve 90’-të.

10- Vish një fustan me rripa mbi një T-shirt të bardhë. Ajo që iu duhet në këtë rast janë një palë sandale me takë dhe një palë vath me shkëlqim.

Burimi: Glamour