Mos guxo të më shash shoqen, se të “nxjer sytë”! Këto këngëtare e mbrojnë deri në fund njëra tjetrën (FOTO) – AlpeGossip
Mos guxo të më shash shoqen, se të “nxjer sytë”! Këto këngëtare e mbrojnë deri në fund njëra tjetrën (FOTO)

Mos guxo të më shash shoqen, se të “nxjer sytë”! Këto këngëtare e mbrojnë deri në fund njëra tjetrën (FOTO)

Me gjithë forcën e rrjeteve sociale ca shoqe hidhen në grykë për shoqet e tyre. Edhe kur konflikti s`ka fare lidhje me to. Si Besa Kokëdhima që qenka një shoqe për kokë. Për shoqen e saj, Luanën, ua mblodhi atyre që kishin shkruar se në dëborë nuk shkohet me syze dielli. I ka sqaruar mirë e mirë, siç moda e kërkon, në anglisht. Shpresojmë që ata ta kenë kuptuar plotësisht dhe jo vende vende, se anglisht anglisht, po gjuhë e huaj mbetet. Nejse ajo të sajën e bëri.

Shoqe për kokë është edhe Aurela. Ose mbase në këtë rast më shumë se sa për shoqëri,
ka lidhje me faktin që Aurela e jep mendimin aty ku mendon se duhet ta japë. Pasi
ndjekësit çfarë s`i thanë Ronelës, për ca kile më shumë, e ajo ua ktheu përgjigjen vënce, e tha të vetën edhe Aurela në një postim. Komplimentoi Ronelën për përgjigjen, shau ata që e shanë dhe i hodhi ca fjalë ashtu në përgjithësi, duke e vënë theksin te natyraliteti i Ronelës.

Kështu që Luanës e Ronelës, afroju po ta mbajti./Tiranapost.al