Pjesa që ju nuk e dinit: Ja si u bë Ronela Hajati ajo që është sot: Kur shikon vendin… (VIDEO) – AlpeGossip
Pjesa që ju nuk e dinit: Ja si u bë Ronela Hajati ajo që është sot: Kur shikon vendin… (VIDEO)

Pjesa që ju nuk e dinit: Ja si u bë Ronela Hajati ajo që është sot: Kur shikon vendin… (VIDEO)

Ronela Hajati, këngëtarja atraktive e përfolur së fundmi në mediat rozë për nxjerrjen e projekteve të reja në treg, sot ka treguar diçka që nuk e dinim për të shkuarën e saj.

Në Instastory Hajati ka publikuar video nga shkolla e saj 9- vjeçare, Fan S. Noli në Tiranë ku shkruan: “Sa mall kur shikon vendin që ke kaluar kaq shumë kohë”.

Me siguri Ronela ka shumë nostalgji për atë vend, pasi aty ka marrë hapat e parë të dijes dhe ka zhvilluar talentin e saj për artin.

Nga burime të afërta të këngëtares për “Iconstyle” kemi zbuluar se këngëtarja që kur ishte në shkollë 8 vjeçare kishte shprehur talentin dhe pasionin e madh për artin, ajoishte nga të paktët fëmijë që merrte pjesë në çdo aktivitet të shkollës, muzikë, kërcim dhe prezantim.

Madje ajo pëlqente të angazhonte edhe fëmijët e tjerë në të gjitha këto aktivitete sa shkonte t’i kërkonte nëpër klasa të ndryshme dhe të bënte prova me ta.

Në atë kohë të gjithë mendonin se një ditë ajo do të ishte dikush me ndikim në artin tonë dhe në fakt karriera e saj sot ka ecur shumë mire dhe ka arritur të ketë shumë fansa rreth vetes.

Këngëtarja sapo ka publikuar këngën më të fundit ‘Anna’ në bashkëpunim me Young Zerka.