VAJZA VËMENDJE! Fero tregon si është femra IDEALE sipas tij: Ajo nuk duhet të ketë… (VIDEO) – AlpeGossip
VAJZA VËMENDJE! Fero tregon si është femra IDEALE sipas tij: Ajo nuk duhet të ketë… (VIDEO)

VAJZA VËMENDJE! Fero tregon si është femra IDEALE sipas tij: Ajo nuk duhet të ketë… (VIDEO)

Reperi nga Gjilani, Feronit Shabani apo Fero ka bërë bujë të madhe kohëve të fundit në shtypin rozë.
Posaçërisht, me këngët që ka lancuar së fundmi ku janë pëlqyer dhe po dëgjohen me të madhe. Shumë nga intervistat e tij kanë bërë që më vonë të tallet nga njerëzit, me fjalët që ka thënë, por duket se Feros nuk i intereson aspak.

Në një intervistë për n’GAS’Z, Fero tregon se si do ishte një femër ideale për të. Kushti i parë që Fero donte te një vajzë, ishte të mos kishte instagram, të mos e njihte njeri.

Fero nuk dukej, por qenka djal me mentalitet të vjetër.

“Së pari ajo nuk duhet të ketë Instagram, mos të ketë rrjete sociale hiç mos të njihet me asnjë, se unë e kam të vështirë ti besojë. Mos të ketë rrjete sociale dhe të jetë e larguar prej kësaj jetës që është shumë e dal, sepse kështu e kam punën, a kupton”, është shprehur reperi.

 

Femra ideale e Feros

Femra ideale e Feros

Gepostet von Rap Shqip am Samstag, 28. April 2018

 

Më pas prezantuesja e ka pyetur se nëse ai është xheloz në një lidhje dhe Fero është shprehur: “Xheloz jam vallaji, me tregu të drejtën jam se ndoshta ka ndodh dhe nëpër intervista që kam thënë që s’jam xheloz, por po e tregojë tash a pe din qysh për femrën që mendojë ta kem për jetë jam shumë nervoz dhe shumë xheloz”, ka përfunduar ai.