Pasi u përfol për lidhje me aktorin e njohur, Ajsi nuk fshihet më! Shkëmben puthje pasionante me… (FOTO) – AlpeGossip
Pasi u përfol për lidhje me aktorin e njohur, Ajsi nuk fshihet më! Shkëmben puthje pasionante me… (FOTO)

Pasi u përfol për lidhje me aktorin e njohur, Ajsi nuk fshihet më! Shkëmben puthje pasionante me… (FOTO)

Pak javë më parë, aktorja Ajsi Xhaxhaj i befasoi të gjithë miqtë e saj me një foto ku shfaqej duke shkëmbyer puthje pasionante me regjisorin Drilon Hoxha. Ata ishin duke xhiruar skenën e puthjes në filmin ku dy artistët janë protagonistë.

“Pjesë e shkëputur nga xhirimet e filmit me metrazh të gjatë ‘Dashuria s’mjafton’”, shkruante Ajsi poshtë fotos, ndërkohë që në media u përfol gjerësisht për një lidhje të mundshme mes dy artistëve nisur edhe nga fakti që ata janë parë vazhdimisht në shoqërinë e njëri-tjetrit .

Mirëpo ditën e sotme Ajsi i ka befasuar të gjithë teksa ka publikuar një foto në Instastory duke u puthur me një mashkull. Nga panorama që shohim ata ndodhen në Paris dhe shfaqen më të dashuruar se kurrë.

 

Me këtë foto Ajsi na e ka shtuar akoma më shumë kuriozitetin për të mësuar se kush është mashkulli në krahë të saj, pasi aktorja është kujdesur që t’ia mbulojë fytyrën me një zemër.