Egi, një fanse e “Për’Puthen” kishte bërë një surprizë për Fatjonin në puntatën e sotme. Brenda kutisë kishte një shishe verë, një lule dhe një letër, në të cilën kishte shkruar:
“Të japësh një shans të dytë, nuk të ul burrërinë por të tregon më burrë. Urojmë që këtë shishe ta hapësh në vendin e duhur dhe personin e duhur. Ky trëndafil nuk është për ty, por t’ia dhurosh Anës. Ndërsa çokollatën ta hash vetë dhe të ëmbëlsosh pak zemrën”.
Të gjithë u përlotën nga fjalët. Fatjoni i prekur emocionalisht, u ngrit dhe i dhuroi lulen Anës.
Ndërkohë, pjesa tjetër e studios, nuk i përmbajtën emocionet dhe u panë të përlotur. Ndër ta, moderatorja Bora Zemani, e cila në pamundësi për të folur, i kërkoi opinionistit Arjan Konomi të “merrte situatën në dorë”.