Emisioni “Ëndërrtjerrësit” ka bërë mbrëmë bashkë Arbana Osmanin dhe Bojken Lako, të cilët kanë zbuluar detaje nga karriera e tyre në Top Channel.
Moderatorja e dashur për publikun ka kujtuar fillimet e saj e më konkretisht, kohën kur ka trokitur në derën e “Top Albania Radio” për të realizuar një audicion si prezantuese.
Ka qenë viti 1998, kur Arbanës dikush i ‘mbylli derën’ në fytyrë. E gjeni dot se kush është ky personazh shumë i njohur?
Ajo ka rrëfyer se ka qenë Bojken Lako, ai i cili e ka refuzuar moderatoren. Arbana ka thënë se Bojkeni i shpjegoi që nuk kishin nevojë për prezantuese asokohe.
“I rashë derës dhe në ato momente doli Bojken, e përshëndeta dhe i thashë nëse dëshironte të më bënte një audicion pasi doja të punoja si prezantuese”, tregon Arbana.
Mirëpo, më pas Arbana ka shpjeguar se Bojkeni ka qenë një ndër shtysat e saj më të mëdha për zhvillimin e karrierës si prezantuese.