Është e super komentuar thuajse çdo ditë, fotot e saj tërheqin vëmendjen e të gjithëve duke u kthyer kështu në kryefjalën e mediave, por nuk dinit një fakt tjetër për Oriolën.
Nuk sheh shpesh vajza të famshme që të jenë vajza për shtëpi, por Oriola është një e tillë.
Ajo e ka vërtetuar sot me një video të postuar në Instastory ku shihet duke gatuar.
Kjo është hera e parë që ndjekësit e shohin Oriolën në rolin e kuzhinieres dhe sigurisht që kanë mbetur të habitur.
Kujtojmë që modelja së shpejti pritet të publikojë edhe këngën e saj të parë që prej disa kohësh është duke punuar.