Shokon Sabri Fejzullahu: ‘Nga frika mos ma merrnin, ia vrava dashurinë Nerës’ – AlpeGossip
Shokon Sabri Fejzullahu: ‘Nga frika mos ma merrnin, ia vrava dashurinë Nerës’

Shokon Sabri Fejzullahu: ‘Nga frika mos ma merrnin, ia vrava dashurinë Nerës’

Këngëtari i famshëm shqiptar Sabri Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij Nera kanë qenë të ftuar ditën e sotme në studion e emsionit “Rudina”, ku folën për jetën e tyre familjare si dhe për njohjen e momentin kur janë parë për herë të parë.

“Do bëja videoklipin e këngës ‘Mos mendo se jam i lumtur’ dhe në ambientet e Fakultetit Filozofik, falë Zotit takova Nerushen time, që ia hënksha zemrën! Ajo po shihte xhirimet e klipit së bashku me njerëz të tjerë dhe kur e pashë… I thashë: ‘Ti do të bëhesh gruaja ime!’”-tregoi Fejzullahu duke shtuar se edhe Nera këndonte jashtëzakonisht bukur.

Por fill pas kësaj historie, këngëtari i ka lënë një moment gojëhapur teleshikuesit dhe publikun në studio duke u shprehur: “Isha shumë i dashuruar dhe nga frika mos ma merrte dikush Nerën, ia vrava dashurinë!”

 

Megjithatë Fejzullahu ka sqaruar menjëherë se dashuria që ai përmendi ishte kënga, pasi tregoi se ia kishte ndaluar Nerës që të ndiqte një karrierë muzikore, nga frika se mos ia merrte dikush.