Luiz Ejlli nuk është banor i “Kepit të Vip-ave”, por ka qenë shpesh i pranishëm gjatë xhirimeve të reality shoë-t.
Në një intervistë për “Ftesë në 5”, autorja Olsa Muhameti tregoi se Luizi vinte në Bodrum gjatë xhirimeve vetëm për partneren e tij, Kiara Titon, e cila është në rolin e moderatores së programit.
Olsa u shpreh se ishte sfidë më vete për të koordinuar oraret, për shkak të agjendës së ngjeshur të Luizit. Ndonëse i mbushur me koncerte, fituesi i “Big Brother VIP Albania 2” gjeti kohë për të qëndruar pranë gruas së tij, në një eksperiencë të re për të.
“Kepi i Vip-ave” nis transmetimit këtë të diel në orën 21:00 në ekranin e Top Channel./TCH