Rita Ora njihet për vetëbesimin dhe faktin që është gjithmonë e hapur për publikun.
Por këngëtarja ka zbuluar sëfundmi në një intervistë për “Love Magazine”se është nervoze gjatë gjithë kohës dhe nuk është kurrë e kënaqur me veten.
“Gjithmonë dua të bëj diçka tjetër, diçka më shumë. Kurrë nuk dua të ndaloj së ecuri përpara”-rrëfeu këngëtarja 28-vjeçare.
“Vazhdo të lëvizësh, vazhdo të punosh”- kjo është motoja e Rita Orës.
Këngëtarja e hitit “R.I.P” shfaqet në “Love Magazine” me pamjen e saj natyrale pa makijazh, ndërsa pozon para kamerës fillimisht me një fustan tyli dhe më pas vetëm me të brendshme.
Duke folur për arritjet e saj, këngëtarja tha: “Është e vërtetë, të duhet vetëm një person që të besojë te ty dhe pastaj do të ndihesh sikur mund të bësh gjithçka.
“Hera e parë kur u ndjeva më e bukura ishte kur miqtë më thanë në një festë se dukesha mirë, por kur njerëzit që ti do të thonë “wow, të lumtë” për punën, atëherë ndihem më e bukura”.