"E LINDUR PËR TË MARRË VETËM LULE"/ Oriola Marashi surprizon Sonila Meçon për Krishtlindje (FOTO) - AlpeGossip
“E LINDUR PËR TË MARRË VETËM LULE”/ Oriola Marashi surprizon Sonila Meçon për Krishtlindje (FOTO)

“E LINDUR PËR TË MARRË VETËM LULE”/ Oriola Marashi surprizon Sonila Meçon për Krishtlindje (FOTO)

Sonila Meço mori surprizën e ëmbël në vigjilje të Krishtlindjeve. Moderatorja e “Ora News” tregoi në rrjetet sociale se modelja e njohur shqiptare Oriola Marashi i kishte zbukuruar ditën me gjestin e ëmbël.

Bukuroshja shqiptare i kishte dhuruar Sonilës një buqetë me lule dhe moderatorja e kishte të pamundur të fshihte lumturinë.

“Kur surprizën ta bën një vajzë e lindur për të marrë lule nga mëngjesi në darkë. Sa i bukur mund të jetë viti kur lulet t’i dhuron Oriola Marashi” – shkruan krahas postimit Sonila Meço.

Sonila Meço është mikeshë e ngushtë e të ëmës së Oriolës, Xhoi Jakaj dhe mbi të gjithë punojnë në të njëjtin televizion.