“TË HEQË DORË NGA RAPI”/ Reperi shqiptar sulmon publikisht Stresin dhe ja arsyet (FOTO) – AlpeGossip
“TË HEQË DORË NGA RAPI”/ Reperi shqiptar sulmon publikisht Stresin dhe ja arsyet (FOTO)

“TË HEQË DORË NGA RAPI”/ Reperi shqiptar sulmon publikisht Stresin dhe ja arsyet (FOTO)

Reperi i njohur S4MM ka zbuluar se cili është artisti që duhet të heqë dorë përfundimisht nga muzika.

I ftuar në emisionin “Shiko kush Luan”, ai u bë pjesë e lojës me paint ball ku gjuajti emrin e Stresit.

“Jo se është reper i keq, por e ka bërë jeta të tillë. Burgu e gjërat…”, shtoi S4MM.

Prej datës 17 tetor të këtij viti, Stresi vijon të mbetet në qelitë e paraburgimit. Ai akuzohet për “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve shpërthyese dhe të municioneve” dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.