U THA SE PA NJË BALADË TË TILLË S’DO TË KISHTE “EUROVISION”/ Por kënga e Arilena Arës nuk gjendet në faqen zyrtare të festivalit – AlpeGossip
U THA SE PA NJË BALADË TË TILLË S’DO TË KISHTE “EUROVISION”/ Por kënga e Arilena Arës nuk gjendet në faqen zyrtare të festivalit

U THA SE PA NJË BALADË TË TILLË S’DO TË KISHTE “EUROVISION”/ Por kënga e Arilena Arës nuk gjendet në faqen zyrtare të festivalit

Në muajin maj, këngëtarja Arilena Ara do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision”, ku do të konkurrojë me versionin në anglisht të këngës “Qaj”. Mirëpo, pavarësisht se ishte një ndër të parat e zgjedhura nga të gjitha shtetet, kënga e saj nuk shfaqet në faqen zyrtare të “Eurovision-it”. Nuk ka vend për pa nik, pasi e kemi një arsye!

Arilena patjetër që do të na përfaqësojë, mirëpo kënga nuk rezulton në faqe pasi nuk është dorëzuar akoma si produksion final. Kjo për arsye se kënga “Shaj” do të publikohet në versionin anglisht, e shoqëruar edhe me videoklip. Këngëtarja shqiptare është vlerësuar shumë nga mediat e huaja për talentin e saj.

Madje, “BBC” shkroi se s’do të mund të ishte “Eurovision” pa një baladë si e Arilenës. Rikujtojmë edhe njëherë se nata e parë gjysmëfinale e “Eurovision” do të mbahet më 12 maj, nata e dytë më 14 maj, ndërsa finalja e madhe mbahet më 16 maj në Rotterdam.