Si prezantohen VIP-at shqiptar në Instagram?! Njihuni me profesionet e tyre të “FSHEHTA” (FOTO) – AlpeGossip
Si prezantohen VIP-at shqiptar në Instagram?! Njihuni me profesionet e tyre të “FSHEHTA” (FOTO)

Si prezantohen VIP-at shqiptar në Instagram?! Njihuni me profesionet e tyre të “FSHEHTA” (FOTO)

A i keni parë ndonjëherë se çfarë kanë shkruajtur të famshmit shqiptarë në biot e tyre të Instagramit? Pavarësisht se i ndjekim dhe i shohim projektet e tyre të cilat i reklamojnë nëpër rrjete sociale, disa nga profesionet e tjera, apo punët që bëjnë nuk i dimë.

AlpeNews.al po ju tregon disa nga personazhet shqiptare që kanë zgjedhur të ndërtojnë një “CV” të vogël në Instagram, në mënyrë që të njihemi më mirë me ta.

Albana Osmani e përshkruan veten si artiste, piktore, prezantuese, autore programi, modele, aktiviste dhe filantropiste, si dhe themeluese e organizatës “Ti je një luledielli”.

Aurela Hoxha e përshkruan veten si aktore, prezantuese, modele dhe Miss Albania.

Blendi Fevziu nuk ka treguar për veten ndonjë profesion që nuk e dinim. Ai ka shkruajtur në bion e Instagramit se është prezantuesi i Opinion.

Çiljeta Xhilga gjithashtu ka treguar që është vetëm këngëtare, duke mos futur profesione apo role të tjera që ka kryer gjatë karierës.

Bes Kallaku e ka përshkruar veten si aktor, komedian dhe këngëtar.

Enca nuk ka treguar që është këngëtare, por në bion e saj ka shkruajtur “selfmade”, “e bërë  vet”. Kjo është dhe shprehja, molla e sherrit mes saj dhe Noizyt. Pasi Enca tha se ajo është rritur në karrierë vetë.

Getoari ka treguar për veten se është kreu i grupit Babastars, reper shqiptar, tekstshkrues, por askush nuk e ka ditur që Getorari qenka dhe “stilist”. Presim ndonjë krijim nga Getoari, për të parë këtë talent të tij.

Ronela Hajati ka treguar për veten e saj se është këngëtare, shkrimtare dhe tekstshkruese. Deri tani nuk kemi parë ndonjë nga shkrimet e Ronelës, por pse jo në të ardhmen mund të na e tregoj këtë gjë.

 Oriola Marashi ka prezantuar veten e saj si pjesë e OTR Records, këngëtare dhe modele. Oriola ka kohë që ka paralajmëruar një projekt muzikor, por më pas nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me këtë.

/Përgatiti AlpeNews.al/