TË GJITHË YJET KUNDËR SAJ/ Zbulohen prapaskenat e pjesëmarrjes së Meghan në “Fashion Awards” (FOTO) – AlpeGossip
TË GJITHË YJET KUNDËR SAJ/ Zbulohen prapaskenat e pjesëmarrjes së Meghan në “Fashion Awards” (FOTO)

TË GJITHË YJET KUNDËR SAJ/ Zbulohen prapaskenat e pjesëmarrjes së Meghan në “Fashion Awards” (FOTO)

Meghan Markle surprizoi të pranishmit dhe publikun me daljen publike në ‘Fashion Awards’ ku dha një çmim. Por gjërat nuk kanë qenë aq të bukura sa u transmetua.

Ka patur një sërë hatërmbetjesh nga personazhet më të njohur të showbiz-it botëror, karshi dukeshës pasi askush nuk mund t’i afrohej asaj.

Vendi ku ajo ishte ulur ishte i rrethuar me roje të sigurimit nga pallati mbretëror. Kur Meghan ishte në lëvizje, e gjithë zona ku ajo do kalonte pastrohej dhe nuk lejohej askush që të lëvizte. Shumë personazhe të njohur përfshirë këtu, Kendall Jenner, Rita Ora dhe Beckhams nuk mundën as të shkëmbenin dy fjalë apo të shkrepnin një foto me të.