“LUTJET E MIJA JANË…”/ Erosi dhe Oriola i bënë njëri-tjetrit dedikimet më romantike për Vitin e Ri (FOTOT) – AlpeGossip
“LUTJET E MIJA JANË…”/ Erosi dhe Oriola i bënë njëri-tjetrit dedikimet më romantike për Vitin e Ri (FOTOT)

“LUTJET E MIJA JANË…”/ Erosi dhe Oriola i bënë njëri-tjetrit dedikimet më romantike për Vitin e Ri (FOTOT)

Prej disa kohësh, modelja Oriola Marashi dhe futbollisti Eros Grezda po shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë.

Ata janë parë kudo së bashku, madje nuk i kursejnë as momentet e ëmbla me njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Mbrëmjen e djeshme ata kanë qenë larg njëri-tjetrit pasi e pritën ndërrimin e viteve në familje e tyre, por gjithsesi nuk na i kursyen disa dedikime shumë të ëmbla për njëri-tjetrit.

Teksa kanë ndarë nga një foto që nuk e kishim parë më herët në Instastory, futbollisti dhe modelja kanë hapur zemrën për njëri-tjetrin duke thurur fjalët më të bukura të mundshme.

Eros ndau i pari një foto krah Oriolës ku shihen të dy të veshur mjaft elegant, duke shkruar: “2020 nuk ishte fare e bukur, por ti ma bëre speciale. Të dua!”

Nga ana tjetër, Oriola ka ndarë një foto ku shihen të dy në avion, duke parë një film e të kapur përdore. “Gëzuar Vitin e ri @erosgrezda! Lutjet e mia janë gjithnjë për ty! Të dua!” -shkroi modelja krah fotos.

Oriola dhe Erosi janë kokë e këmbë të dashuruar dhe po e shijojnë në maksimum kohën së bashku, madje lidhja ka shkuar në një tjetër stad dhe është bërë tashmë goxha serioze.

Lart e poshtë kanë qarkulluar lajmet se pandemia Covid-19 pengoi planet e tyre për fejesë, pasi Oriola tashmë do t’i kishte thënë “Po” Erosit.