“E LASHË MUZIKËN PËR GRUAN”/ Rrëfimi i sinqertë i këngëtarit shqiptar (FOTO) – AlpeGossip
“E LASHË MUZIKËN PËR GRUAN”/ Rrëfimi i sinqertë i këngëtarit shqiptar (FOTO)

“E LASHË MUZIKËN PËR GRUAN”/ Rrëfimi i sinqertë i këngëtarit shqiptar (FOTO)

Ishte një rrëfim mjaft i sinqertë dhe tejet prekës ai i këngëtarit mjaft të talentuar shqiptar, Luan Manahasa në Soiree. Ka qenë një emër mjaft i njohur sidomos përpara viteve `90, por u shkëput nga muzika dhe arsyen e shpjegon tani: shkak u bë e shoqja, dhe ardhja në jetë e fëmijëve.

Duhej të bëja një zgjedhje. Dhe fatkeqësisht lashë këngën, thotë ai, duke iu referuar performancës në festival, sepse për kënaqësinë e vet, vazhdon të këndojë. Luani rrëfeu gjithashtu se bashkëshortja ka kaluar një sëmundje të rëndë, por tani fatmirësisht, është mirë. Kur erdhëm nga Gjermania, më priti djali i madh. Kishte bërë një tatuazh në pjesën e majtë të kraharorit, “LU-BE-MA”, Luan Beqir Mahanasa. Dhe më tha, babi, tani që më shpëtove mamin, do të të dua më shumë seç të kam dashur!”, ka rrëfyer këngëtari lushnjar.