E MBANI MEND DJALIN E VOGËL TE “FILLIMI I VËSHTIRË”? Ja si duket dhe me çfarë merret sot “Bledi” (FOTO) – AlpeGossip
E MBANI MEND DJALIN E VOGËL TE “FILLIMI I VËSHTIRË”? Ja si duket dhe me çfarë merret sot “Bledi” (FOTO)

E MBANI MEND DJALIN E VOGËL TE “FILLIMI I VËSHTIRË”? Ja si duket dhe me çfarë merret sot “Bledi” (FOTO)

Filmi “Fillim i vështirë” është një prej filmave të suksesshëm të filmave të pjejadës së filmave të vjetër shqiptarë. Është e pamundur të kemi mbajtur lotët dhe emocionet teksa shihnim interpretimin brilant të vogëlushit 10-vjeçar në film, të quajtur Bledi, i cili pas humbjes së nënës i duhej të përballej me martesën e të atit dhe njerkën e re.

“Bledi’, një prej fëmijëve simpatikë të asaj kohë, sot ka një jetë krejt tjetër, nuk merret me aktrim dhe ka krijuar familjen e tij. Ai quhet Sokol Gjoshi dhe në një intervistë realizuar për Tirana Post ka ndarë disa kujtime nga sheshi i xhirimit dhe detaje të jetës sime si babai dy vajzave.

Ai ka rrëfyer se ndonëse nuk e kuptonte mirë skenarin asokohe, ishte mësuar me idenë se njerka ishte gruaja e babait dhe që ishte e keqe, dhe se lotët më ngashërim që i shohim në interpretim në shumicën e rastëve kanë qenë të vërtetë.

Deri në vitet ’90 Sokoli ka bërë edhe prova të tjera si aktor por që nuk ka mundur t’i fitoj dhe pas këtyre viteve duke qenë se edhe Kinostudioja u mbyll, gjërat ndryshuan në jetën e tij. Përpos dëshirën për të vijuar studimet për dramë ose regjisurë, në mungesë të një dege të tillë në Akademi, devijoi studimet duke përfunduar universitetin për drejtësi.

Sot “Bledi”, Sokol Gjoshi është i martuar dhe ka dy vajza, njëra e porsalindur. Sa i përket profesionit, prej kohësh punon në RTSH ku prej 2-3 vitesh është drejtor i drejtorisë jurike në këtë institucion. “Merrem ende me televizion edhe pse s’dukem”, përfundon intervistën e tij Gjoshi.