PAS FOTOS ME SAMIUN/ Donald Veshaj nis punën në Top Channel, porosia që i dha konkurrentit të “Përputhen” – AlpeGossip
PAS FOTOS ME SAMIUN/ Donald Veshaj nis punën në Top Channel, porosia që i dha konkurrentit të “Përputhen”

PAS FOTOS ME SAMIUN/ Donald Veshaj nis punën në Top Channel, porosia që i dha konkurrentit të “Përputhen”

Teksa takimet mes tyre nuk kanë munguar, aktori po vijon përpjekjet për të bindur moderatoren ta falë. Jo më larg se ditën e djeshme konkurrenti i “Për’puthen”, Samiu, postoi një foto krah tij. Ata shfaqeshin të buzëqeshur dhe në mbishkrimin e fotos Samiu vendosi emojin e borës.

Mirëpo, e dini çfarë porosie i ka lënë Donaldi konkurrentit të “Për’puthen”? Burime pranë “Panorama Plus” bëjnë me dije se aktori i ka kërkuar t’i bëjë të fala Borës. Nën shoqërinë e të vëllait, Romeos, dhe njerëzve të tjerë që kanë qenë pranë tyre, ish-banori i “Big Brother VIP” nuk ka ngurruar t’ia kërkojë këtë ‘nder’ Samiut për të cilin nuk ka dyshime se do e mbajë fjalën.

Në foton që “Panorama Plus” ka siguruar binjakët Veshaj shihen duke biseduar teksa ndodhen në ambientet e “Top Channel”. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se Donaldi nuk ka shkuar aty për “Për’puthen” sikurse u aludua ditën e djeshme pas fotos me Samiun.

Përkundrazi, moderatori dhe i vëllai shkojnë çdo ditë në ambientet e këtij televizioni pasi po përgatisin emisionin e tyre “Më lër të flas”. Emisioni i tyre që do jetë “Prime Time” pritet të fillojë muajin e ardhshëm dhe do jetë i ngjashëm me emisionin e mëparshëm, “Binjakët show”.

Që emisioni i tyre nuk është anuluar këtë e konfirmoi edhe vetë Donaldi në një ‘telefonatë kurth’ që iu bë nga “Top Albania Radio”. Në një lojë që iu bë, duke u kontaktuar nga një gazetare që luajti rolin e një përfaqësuese biznesi që donte të bashkëpunonte së shpejti me të për reklam, Donaldi tha: “Shumë shpejt do jemi me diçka të bukur në Top Channel”. (KLIKO)

Ky emision atij iu ofrua që kur ishte në “Big Brother VIP”. Asokohe Romeo e surprizoi nga studio e emisionit që ishte thuajse gati teksa ai kishte realizuar promon e po ashtu kishte menduar edhe për emrin. ‘Më lër të flas” që është edhe një nga ‘batutat’ më të njohur të Donaldit nga reality-show i famshëm. Sa herë që debatonte me Ilirin, aktori i kërkonte me nervozizëm të linte të fliste duke përsëritur gjatë gjithë kohës: “Më li të flas”.

Mirëpo pas mbarimit të formatit fituesi të cilit u shpall Ilir Shaqiri, u tha se dy vëllezërit janë përplasur me produksionin. Si për t’i hedhur benzinë zjarrit ata hoqën nga rrjetet sociale promon e Donaldi nuk mori pjesë në “Post Big Brother VIP”. Gjërat duket se morën një rrjedhë tjetër pak ditë më pas kur ata u shfaqën në festën private me produksionin, ish-banorët dhe punonjësit e edicionit të parë të “Big Brother VIP”.

Nga ana tjetër, Bora vijon të qëndrojë në heshtje. Në statusin e pak ditëve më parë, Donaldi shprehej i penduar për humbjen e saj. “Kam kërkuar falje aty ku duhet dhe ku meriton dhe kam mbyllur portat që nuk duhet t’i kisha hapur kurrë. Me ndihmën e kohës dhe të diellit uroj që të shkrihet. Deri atëherë do bëj më të mirën që artin tim ta shpreh në format që unë di dhe dashamirësinë që kam marrë gjithë kësaj kohe ta kem mundësinë të jua kthe’’, – shkruante ai mes të tjerash. Mirëpo, edhe këtë herë moderatorja ka zgjedhur të heshtë.

Javë më parë bëri xhiron e rrjetit një video që tregonte makinën e Donaldit poshtë shtëpisë së Borës. Gjë e cila i la të gjithë të mendojnë se ata kanë nisur takimet. Fill pas kësaj, u vu re se Bora ndjek nënën e Donaldit në Instagram. Kjo e fundit i është bashkuar rrjeteve sociale kohët e fundit dhe fakti që ndiqej nga prezantuesja la të kuptohet se gjërat kishin marrë drejtim tjetër mes saj dhe Donaldit.

Udhëtimi drejt Vjenës i dy protagonistëve i forcoi dyshimet se ata kanë vendosur t’i japin një mundësi të dytë njëri-tjetrit. Madje, u raportua se do jenë pjesë e një filmi, por ende nuk ka asnjë gjë konkrete rreth kësaj.

Shumë pak e prisnin, por ribashkimi i Donaldit dhe Borës që nuk ndodhi në Big Brother VIP, po dnodh jashtë tij.