“Paske dalë me një mashkull”/ Klaudia Pepa shijoi një drekë romantike sa të gjithë u bëmë kuriozë me kë – AlpeGossip
“Paske dalë me një mashkull”/ Klaudia Pepa shijoi një drekë romantike sa të gjithë u bëmë kuriozë me kë

“Paske dalë me një mashkull”/ Klaudia Pepa shijoi një drekë romantike sa të gjithë u bëmë kuriozë me kë

Tani që balerina Klaudia Pepa nuk është më e martuar me Albi Nakon, të gjithë jemi kuriozë të dimë më shumë për jetën e saj private.

A është Klaudia e dashuruar? Pyetje të tilla na shkojnë shpesh në mendje ashtu si ndjekësve të saj në Instagram.

Njëri prej tyre madje doli në përfundimin se balerina po shijonte një drekë romantike bashkë me një mashkull misterioz, dhe gjithçka nisi pasi ai vuri re vetëm çantën e saj në tryezë.

“Paske dalë me një mashkull sepse nuk shoh çantë femre”, shkruan ai.

Të famshme të tjera do të zgjidhnin ndoshta të mos i përgjigjeshin por Klaudia jo. Ajo sqaroi ndjekësin se na fakt ka dalë me të motrën Pamela, me rastin e ditëlindjes së saj:

“Jo, isha me motrën @pamelapepa , festuam 20-vjetorin e saj bashkë. Çanta e saj është poshtë tavolinës nëse arrin ta shohësh”.

Megjithatë motra e saj do të kishte përgjigjen tjetër për ndjekësin: “Po edhe sikur (të kishte dalë me mashkull) çfarë problemi ka?