KËRCËNON PAPRITUR KAMERAMANIN/ Incident në mes të intervistës me Seven Saracin… – AlpeGossip
KËRCËNON PAPRITUR KAMERAMANIN/ Incident në mes të intervistës me Seven Saracin…

KËRCËNON PAPRITUR KAMERAMANIN/ Incident në mes të intervistës me Seven Saracin…

Seven Saracin nuk e kemi parë shpesh nëpër intervista dhe mesa duket qenka gati mision i pamundur ta bindësh për një të tillë. Themi kështu duke nisur nga incidenti që ndodhi me këngëtarin, kur gazetarja e “Edicioni Veror” në “ABC News” u përpoq t’i bënte atij disa pyetje.

Pa nisur ende mirë intervista, Seven, i shtrirë në shezlong, buzë detit të jugut nuk vazhdoi më tepër se disa sekonda të përgjigjej dhe më pas iu drejtua i revoltuar kameramanit duke kërkuar që të fikte kamerën.

“A do të të thyej kamerën? Do të ta thyej?”- u dëgjua të thoshte teksa u ngrit në këmbë për të vazhduar konfliktin me ta.

Sigurisht, duke qenë se e gjitha kjo ndodhi papritur, për të qenë transparentë gazetarja Genta Hodo tregoi se reagimi i tij erdhi pas dy orësh pritje nga ana e tyre.

“Duke qenë se Seven konsiderohet si këngëtar i momentit që gjeneron shumë klikime në Youtube menduam ta intervistonim nga afër. Pas 2 orësh në pritje të tij dhe pas asnjë mesazhi anullimi paraprak ndodh edhe ky incident!”- sqaroi ajo.