U MARTUAN NË MALDIVE/ Ja si na gënjeu Miriami të gjithëve në emision (FOTO) – AlpeGossip
U MARTUAN NË MALDIVE/ Ja si na gënjeu Miriami të gjithëve në emision (FOTO)

U MARTUAN NË MALDIVE/ Ja si na gënjeu Miriami të gjithëve në emision (FOTO)

Ditën e sotme çifti i njohur i showbizit, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj surprizuan fansat teksa publikuan disa foto nga dasma e tyre përrallore në Maldive e cila ishte zhvilluar që në datën 7 maj.

Çifti nëpërmjet një postimi u shprehën të lumtur që më në fund kurorëzuan dashurin e tyre 12 vjeçare. Mirëpo, ndonëse dasma ka tre javë që është zhvilluar e ftuar të mërkurën në emisionin “Soiree”, këngëtarja gënjeu kur u pyet për martesën me Albanin.

Ajo u pyet nga gazetari Eraldo Rexho se kur do të martohej me Albanin dhe Miriami u përgjigj thjesht:  “Do vijë dhe ajo së shpejti, mos u shqetëso!”, duke e mbajtur në këtë mënyrë të fshehtë lajmin se ata në fakt ishin martuar prej disa ditësh.