Rrëfehet Almeda Abazi: Rashë në dashuri me Tolgën kur pashë këtë gjë të tij - AlpeGossip
Rrëfehet Almeda Abazi: Rashë në dashuri me Tolgën kur pashë këtë gjë të tij

Rrëfehet Almeda Abazi: Rashë në dashuri me Tolgën kur pashë këtë gjë të tij

Almeda dhe Tolgahan janë padyshim një nga çiftet më të pëlqyer nga populli shqiptar dhe turk, duke qenë kështu edhe shumë të komentuar në mediat e këtyre dy shteteve. Historia e tyre e dashurisë ka filluar vite më parë dhe është kurorëzuar edhe në martesë.

E ftuar sot në “Xing me Ermalin”, Almeda tregon se ra në dashuri me Tolgën kur pa karakterin e tij të fortë, ndërsa nga pamja e tij e kanë tërhequr sytë.

“Mund të jetë pak klishe, por rashë në dashuri kur pashë karakterin e fortë të Tolgës, ngjan shumë me karakterin tim”, u shpreh Almeda.

“Por edhe sytë më tërhoqën”, shtoi ajo për bashkëshortin ndërsa e pyetur se çfarë ka parë Tolga që është dashuruar me të, Almeda u shpreh se duhet pyetur vetë aktori.