Gjashtë të famshmit shqiptarë që u përndoqën nga fansat “hap pas hapi” dhe përjetuan TMERR (FOTO) – AlpeGossip
Gjashtë të famshmit shqiptarë që u përndoqën nga fansat “hap pas hapi” dhe përjetuan TMERR (FOTO)

Gjashtë të famshmit shqiptarë që u përndoqën nga fansat “hap pas hapi” dhe përjetuan TMERR (FOTO)

Pa fansat nuk mund të ketë sukses një artist apo një i famshëm. Janë ata që i japin vlerësimin nga të gjitha anët: i japin rëndësi me komplimente, të bëjnë idhullin e tyre, të ndjekin në çdo event dhe mbi të gjitha janë burim të ardhurash.

Por kur kalon kufirin e adhurimit, një fans mund të kthehet shumë lehtë në një përndjekës dhe kjo nuk është aspak e këndshme.

Disa personazhe të famshëm nëpër botë kanë bërë publike frikën e tyre nga fansat dhe çështjen shpesh e kanë dërguar në gjyq. E tillë ka qenë situata edhe për disa nga personat e njohur publikë shqiptarë.

Fiksimi i fansave shpesh u është kthyer në një makth dhe frikë.

VIOL XHAFAJ

 

Vetëm një ditë më parë spikerja e televizionit “ABC News”, Viol Xhafaj, bëri publike rastin e saj të përndjekjes, i cili është i veçantë pasi nuk është mashkull, por një zonjë. Sipas Violës, ajo di gjithçka për të: çfarë lëvizjesh bëjnë familjarët e saj, varësen që mbante gjithmonë në qafë, makinën, mban mend çdo datë të intervistave që ka dhënë.

Spikerja e ka denoncuar rastin në rrjetin social, ku kërkon ndihmë nga ndjekësit:

“E kam shume te vështirë te kuptoj sa psikopat mund te jesh, te marrësh mundimin te besh një çarçaf me shkrim dore, ta nisesh me poste, t’iu kërkosh njerëzve, qe i ke pare vetëm ne TV, llogari për jetën e tyre personale, t’i ndjekësh si maniak ne çdo edicion lajmesh a emision, e te mbash mend me date-muaj-vit çfarë deklaratash kane bere, ti vesh re detaje (qe as unë nuk e paskam vene re) te tipit: ku e ke varësen qe mbaje ne qafe, ku e ke makinën qe ke pas…çfarë pune e lëvizjesh bëjnë njerëzit e tu te afërt, ku jetojnë etj etj……unë nuk e di, s’ma percepton e përpunon dot fare truri. Pls kush e njeh zonjën, ta këshilloj te pije ilaçet, se me prishi ditën e me futi friken për sa e ekspozuar qenkam nga këta lloj njerëzish”, ka shkruar ajo.

 

LUANA VJOLLCA
Një nga rastet që bëri më shumë bujë në përndjekjen e të famshmeve ishte ai i Luana Vjollcës.

Rasti I

Fansi i çmendur 32-vjeçar Besmir Lila, e ka përndjekur prezantuesen e njohur, për gati një vit. Gjendja agravoi në atë pikë, sa më 12 prill të këtij viti ai u përplas me të dashurin e saj Krenar Çoçajn me grushte, pasi ky i fundit i erdhi në ndihmë Luanës. Historia e përndjekjes së Luana Vjollcës nga Besmir Lila bëri bujë.

Çështja e saj u dërgua në gjykatë dhe gjatë gjykimit u publikuan mesazhet me përmbajtje imponuese dërguar në numrin personal të moderatores. Sipas vendimit, Luana u përndoq sistematikisht nga Lila, në mënyra të ndryshme. Ai i ka dërguar lule, mesazhe me foto në celular dhe ndjekje fizike. Besmir Lila u dënua me 6 muaj heqje lirie në fund të korrikut, por përfitoi ulje të një të tretës së dënimit nga gjykimi i shkurtuar. Ky ishte dhe rasti më ekstrem i serialit të djemve të fiksuar pas Luanës ndër vite.

 

Rasti II
Historitë që ka përjetuar Luana Vjollca nisin nga viti 2012, kur moderatorja e njohur rrëfeu se një djalë me inicialet O.Z., pedagog në një universitet privat, e përndiqte në atë kohë nëpërmjet email­eve apo duke i kapur njerëzit e afërt. Në atë periudhë Luana kishte bërë një ngritje të menjëhershme në karrierë, duke u ngjitur në skenën e “Pallatit të Kongreseve” si prezantuese e “Top Fest 9”. Pavarësisht faktit se personi në fjalë kishte 3 vite që e përndiqte, ajo nuk e kishte denoncuar në Polici duke respektuar atë çfarë ai mund të ndjente karshi saj, por pastaj erdhi një moment që situata u bë e padurueshme.

JONIDA SHEHU

Në mars të 2015-s në pranga përfundoi 33-vjeçari (mosha në atë kohë) Sajmir Qefalia, me profesion shkrimtar. Arsyeja? Përnjdekja fizike prej mbi 2 vitesh rresht e gazetares Jonida Shehu dhe dërgimi i mesazheve në rrjetet sociale.

 

“Në mesazhe, në një farë mënyrë bënte ritualin e përndjekjes, duke vërtetuar fiksimin e tij. Në ato mesazhe ai e dokumentonte gjithçka rreth interesit ndaj meje dhe faktin që më kishte ndjekur hap pas hapi”, u shpreh gjatë një interviste dy vite më parë moderatorja.

Jonida tregoi në atë kohë edhe mënyrën sesi ai e përndiqte:

“Për mua kjo nuk është një histori e re. Ka pothuajse dy vite e gjysmë që ai më përndiqte në mënyrë sistematike, çdo ditë, nga mëngjesi në darkë dhe kudo ku kam qenë. Në rrugë, kafe, supermarket, punë etj. Aq prezent u bë në përditshmërinë time, sa kur punoja te “Ora News”, vinte e rrinte aty dhe kërkonte të takohej. Nuk dilja kurrë, kuptohej, por ky person u kthye në një hije. Nuk di të them ç’ka hequr recepsionistja e televizionit ku punoja. Apo kur priste në ndonjë dyqan ku kaloja rastësisht, jashtë derës. E pyeste shitësi nëse kërkonte njeri: “Po pres Jonidën”… Hije e vërtetë”.

Një ndër mesazhet që ai i ka dërguar me dhjetëra raste gazetares ishte: “Sot nuk buzëqeshe shumë. Pse ishe e mërzitur?”.

 

JORIDA RUSTEMI

Më 29 prill të 2013-s një rast i ngjashëm u paraqit në polici. Psikologia e mirënjohur Jorida Rustemi bëri një kallëzim në polici se po përndiqej dhe kërcënohej nga një 26-vjeçar (mosha në atë kohë), Kreshnik Mehmetaj. Sipas kallëzimit, ai e kishte shantazhuar me qëllim shtrëngimin për bashkëjetesë dhe marrëdhënie intime me të.

“Që nga shtatori i vitit 2012, i dyshuari Mehmetaj i ka telefonuar, i ka dërguar mesazhe me telefon dhe email-e Jorida Rustemit, të cilat janë deklaruar si shqetësuese nga ana e saj. Kjo për arsyen se, përveç komplimenteve për pamjen e jashtme dhe paraqitjen në publik, personi në fjalë i ka propozuar edhe për bashkëjetesë e martesë. Nga deklarimet që Jorida ka bërë në Polici, del se Mehmetaj kishte tentuar disa herë që ta takojë në zyrën e saj në Tiranë, po ajo nuk pranuar”, shkruhej në kallëzimin e asaj kohe.

 

“Kjo që po më ndodh mua është një situatë e tmerrshme dhe shumë e sikletshme, të cilën uroj që ju të mos e provoni asnjëherë”, u shpreh Jorida Rustemi në atë kohë.

Kreshniku u dënua me 3 ditë heqje lirie, por pas lirimi në formë hakmarrje ai nisi nga e para të gjitha veprimet shqetësuese për psikologen Rustemi.

Ai u dënua në dhjetor të 2013-s me 6 muaj burg, por në të njëjtin vendim gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe e la atë të lirë me kusht për një periudhë dyvjeçare.

“Zyshe, o të hënksha zemrën. M’u bëre ferr. Herën tjetër do të të puth në mes të rrugës, se ndryshe nuk merr vesh ti. Ahh të vdes unë për ty, ishe bërë si 19 vjeçe. Më flisje dhe usa. Vetëm ruhu nga akrepat se mos të bezdisin. Më ke gjithmonë nga mbrapa se do na hapësh punë, do qëllojmë ndonjërin, mos u ekspozo shumë”, ky është një prej mesazheve të marra nga psikologia.

 

PRINC LEKA ZOGU

Nuk përndiqen vetëm femrat! Historia ka treguar se edhe fanset mund të jenë po aq të fiksuara sa edhe meshkujt.

Kujtojmë rastin e 24-vjeçares me nënshtetësi amerikane dhe maqedonase, e cila u kthye në makthin e princ Lekës dhe Elia Zaharias, duke i përndjekur ata për muaj me radhë.

Fitore Bekteshi, që jetonte në Tiranë, nisi te shfaqej në aktivitetet e tyre të përditshme, në çdo organizim ku ata shkonin apo në daljet private në bare dhe restorante të kryeqytetit. Fiksimi i saj shkoi deri aty sa arriti të hynte dhe në oborrin e shtëpisë duke bërtitur se: “Do ta përcillte Elia Zaharian”.

Pas muajsh të tërë shqetësimi dhe ankthi, Zaharia e denoncoi 24-vjeçaren në Policinë e Tiranës në shkurt të këtij viti dhe menjëherë pas kësaj, ajo u hetua në masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe me akuzën “e përndjekjes”.

Në vendimin e gjykatës, shkruhej se e pandehura kishte pranuar krimin dhe kishte thënë për Leka Zogun: “Doja ta shihja Lekën, pasi ai për mua ishte një diell më tepër, dielli vetë”.

NOIZY

Noizy është një ndër reperët më të preferuar dhe të suksesshëm në Shqipëri. Femrat janë të marrosura jo vetëm pas këngëve që ai këndon, por e adhurojnë edhe si mashkull.

Dashurinë dhe simpatinë ndaj tij e kanë treguar dy fanse, ndërsa këngëtari ka qenë në një koncert në një nga klubet e natës në Brescia, në Itali dhe një tjetër në Podujevë.