Disave mund t’ju pëlqeje kjo famë, dikujt tjetër jo!
Dhe një nga personazhet që nuk e pëlqen më famën është Alba Çobaj.
Në një intervistë të dhënë këtë të shtunë për Thumb, Alba ka treguar se fama nuk i pëlqen më dhe se Big Brother-in dëshiron ta heqë nga kujtesa.
“Po le të themi se më është mërzitur fama”, – tregoi Alba. “Njerëzit e kujtojnë famën si diçka që, uau sa e bukur, të bien lekët nga qielli dhe ti je një princeshë, por jo nu kështë kështu”
E pyetur nëse do të rikthehej edhe një herë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Alba është shprehur: “Jo! Madje, po të kisha mundësi do ta fshija fare nga historia dhe nuk do të rifutesha”
Intervistën e plotë të Alba Çobaj e gjeni mëposhtë. /blitz.al/