Ish-konkurrentja e “Për’puthen +40”, Lindita Bimi, ka publikuar këngën e dytë “Bomba” pas “Cocaines”. Ajo duket se nuk do të ndalet pas daljes nga reality show. Ashtu si në klipin e këngës së parë, edhe tek i dyti Linda shfaqet mjaft hot, duke treguar se nuk i interesojnë kritikat që i bëjnë.
Në daljen e fundit në “Shqipëria Live”, ajo tha se nuk e ndjente veten këngëtare, por duket se muzika është një pasion që po e rrëmben
Ditën e sotme, Bimi ishte sërish e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” për të folur për këngën e re, por edhe në lidhje me të dhe ish-konkurrentin e “Për’puthen +40”, Çimi.
Duke folur për këngën e re, ajo tha: “Më erdhi ëmbël e para. Nuk u frymëzova askund. Bëra aq para sa nuk di ku ti çoj. Bëj shaka. Muzikën e kam bërë thjesht për qejf. Nëse do kem përftime, mirë se të vinë”.
Ndërsa duke folur për titullin e këngës Lindita tha se “ajo është bomba” dhe ai që “e ka fiksim shkrihet si akull kur e shikon”.
“Ah ta dini ju kush është ai. Është Çimi. Nuk jemi rikthyer bashkë, flasim vetëm si shokë, jo më tepër. Ai nuk kishte kurrë kurajo ta pranonte që unë i pëlqeja. Do të kem një bashkëpunim me Çimin, për një këngë”, tha Bimi.
E pyetur nëse ajo ka qenë arsyeja se Stela dhe Çimi janë ndarë, Lindita tha: “Në një farë mënyre po”.
“Më kanë thënë se kur u organizua ditëlindja e Ilirit, Çimi ka thënë si nuk e kam Linditën, e kjo i ka dhënë bezdi Stelës, me të drejtë. Më ka falenderuar Çimi në një intervistë, e sërish Stelës i ka ardhur keq. Me të flasim shepsh në Whatsapp, kimi ka pasur gjithmonë mes nesh. Ai është don zhuan, e prandaj nuk jam lidhur. E dua vetëm për vete mashkullin. Asnjë femër nuk do donte të tradhtohej. Nuk kam çfarë ti them Stelës, pasi ajo e dinte se si janë gjërat. Çimit i them kur do vish për Itali, se unë nisëm për Shqipëri sot. Nuk do qëndroj shumë në Shqipëri, 3 ditë. Sapo më bëri mesazh se po më pret në aeroport”, përfundoi Lindita.