Kapi majat e karrierës, por modelja shqiptare rrëfen tmerrin: Kam rënë në depresion – AlpeGossip
Kapi majat e karrierës, por modelja shqiptare rrëfen tmerrin: Kam rënë në depresion

Kapi majat e karrierës, por modelja shqiptare rrëfen tmerrin: Kam rënë në depresion

Arselajda Buraku është modelja shqiptare me famë botërore e cila e vetme udhëtoi drejt Amerikës, që të realizonte ëndrrën e saj në modeling.

Ajo është e para shqiptare që ka arritur të pozojë për revistën prestigjoze amerikane “W Magazine” dhe ishte protagoniste e një minidokumentari ku fliste për jetën e saj.

E intervistuar nga revista “Story” ajo u shpreh se pavarësisht kësaj ajo nuk ndihet e realizuar në karrierë dhe prandaj nuk e ka publikuar dokumentarin as në Instagram.

E pyetur nëse i ka njohur anët e errëta të modës së lartë dhe famës, modelja u përgjigj: “ Po, prapaskenat nuk janë siç duken në Instagram. Por unë nuk bëhem pjesë e atyre prapaskenave sepse dua një jetë të qetë dhe pa probleme, kam shumë përgjegjësi mbi supe”.

Dihet që për modelet shpesh është majft e vështirë të gjejnë paqen shpirt – mendje- trup dhe Arselajda thotë se e ka vuajtur edhe ajo këtë gjë.

“Shumë nga ne nuk jemi konfidentë me trupin dhe duke kërkuar perfeksionin harrojmë sa me fat jemi që kemi një dhuratë të shtrenjtë si trupi. Të gjykohesh nga pamja dhe trupi është një sfidë e madhe psikologjike. Më ka ndikuar shumë si profesion , më ka shkaktuar dhe depresion për një kohë të gjatë. Kjo më bëri të shkëputesha për një kohë të gjatë nga modelingu” – tha Arselajda.

Gjithsesi duket se Arselajda po ia del më së miri, por modelingun e ka kaluar në plan të dytë dhe tani po i kushtohet më shumë muzikës.