E PABESUESHME/ Elita Rudi postoi foton me të motrën dhe ne nuk bëjmë dot dallimin – AlpeGossip
E PABESUESHME/ Elita Rudi postoi foton me të motrën dhe ne nuk bëjmë dot dallimin

E PABESUESHME/ Elita Rudi postoi foton me të motrën dhe ne nuk bëjmë dot dallimin

Jeta private e Elita Rudit vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së medias dhe sidomos pas lidhjes me Gjikon dhe krijimit të familjes së re me lindjen e vogëlushit Zëri.

Elita gjatë këtyre viteve na ka prezantuar edhe me familjen e saj, mamin, babin, fisin ndërsa sot moderatorja i ka kushtuar një postim motrës së saj.

Dy motrat Rudi shfaqen duke pozuar krah njëra-tjetrës të veshura me të bardha dhe duken sikur të ishin binjake.

“Mbështetja ime, gjithçka imja, gëzimi im, audienca ime, kritikuesja ime, fansja ime më e madhe, shoqja ime më e ngushtë, motra ime të dua”, shkruan Elita për motrën e saj, Natyra.

Fansat menjëherë kanë nisur të komentojnë ngjashmërinë e madhe mes tyre dhe të komplimentojnë motrat.