Pas periudhës së vështirë që Brad Pitt kaloi pas ndarjes nga Angelina Jolie, duket se ka vendosur të tërhiqet dhe nga vëmendja e mediave.
Një burim ka treguar se aktori 55-vjeçar kaloi Krishtlindjet me shumë prej fëmijëve të tij larg mediave. Kujtojmë se Pitt ka 6 fëmijë me ish-bashkëshorten e tij: Maddox 17 vjeç, Pax 15 vjeç, Zahara 13 vjeç , Shiloh 12 vjeç dhe binjakët 10 vjeçar Vivienne dhe Knox.
Brad dhe Angelina kanë arritur në një marrëveshje mes tyre për kujdestarinë e fëmijëve. Ata u njohën në filmin “Mr & Mrs Smith”, në vitin 2005 nga ku lindi dashuria e tyre, u martuan në vitin 2014, por në 2016 Jolie kërkoi divorcin duke i dhënë kështu fund marrëdhënies së tyre.