FOTO/ E njihni këtë vogëlushe? Sot është një nga këngëtaret më të famshme shqiptare - AlpeGossip
FOTO/ E njihni këtë vogëlushe? Sot është një nga këngëtaret më të famshme shqiptare

FOTO/ E njihni këtë vogëlushe? Sot është një nga këngëtaret më të famshme shqiptare

Nëse nuk do të ishte për postimin personal në faqen e saj zyrtare në instagram, bastin do e kishim humbur që në krye të herës! Kush mund ta mendonte se kjo vogëlushe kaq e ëmbël në këtë foto të fëmijërisë, është Rita Ora?

Përpiqemi të gjejmë një ngjashmëri me 27 vjeçaren e famshme sot dhe Ritën e vogël para shumë viteve por nuk qëllojmë dot në shenjë! Ajo sot duket shumë ndryshe! Pa kaçurela, me flokë biondë të gjatë, me tipare të një zeshkaneje shumë simpatike, artistja shqiptare me famë botërore sot, na dëshmon më së miri se njeriu mund të ndryshojë me kalimin e viteve. Me flokët e shkurtër, e veshur me një fustan sarafan më dizajn të kuadratit skocez, Rita e vogël shkëlqen në këtë foto.

Siç duket, ka qenë mamaja e saj Vera ajo që e ka surprizuar në këtë formë të bijën, duke i dërguar një foto të fëmijërisë dhe Rita nuk mund të mos ndihej krenare në gjithçka zbulon kjo foto. Diçka të tillë ajo e shpreh edhe në komentin për të, ndërsa falenderon të ëmën që ia zbukuroi ditën.