Jo vetëm këngëtare, njihuni me profesionin e ri të Albërie Hadërgjonaj – AlpeGossip
Jo vetëm këngëtare, njihuni me profesionin e ri të Albërie Hadërgjonaj

Jo vetëm këngëtare, njihuni me profesionin e ri të Albërie Hadërgjonaj

Albërie Hadërgjonaj është një emër mjaft i dashur për publikun shqiptar. Por duket se tashmë ajo është larguar paksa nga muzika për tu përkushtuar profesionit të saj.

Ja u kishte marrë mendja se albëria do të ishte një agjente ashitjesh? Në fakt jo, por së fundmi ajo na ka treguar diçka për profesionin e saj si dhe për trajnimin që ka bërë në një agjensi shitjesh në New York.

Albëria ka publikuar në Instagram një shkrim të kësaj agjensie, ku ata tregojnë se kush është Albëria, nga vjen dhe çfarë bën.

Përbri saj ajo shkruan: “Pak për mua, do të doja të falendëroja gjithësecilin prej jush që më ka mbështetur në çdo mënyrë. Duke qenë pjesë e këtij programi më bëri të merrja pjesë në trajnimet më të mira të jettës sime. Jam këtu për ti treguar çdo gruaje që vjen në këtë vend të mahnitshëm të mos frikësohet se nuk mund t’ja dalë”.

Nëpërmjet kësaj këngëtarja na ka treguar s ejo vetëm është një agjente shitjesh por tashmë ka edhe disa këshilla për gratë që duan të ecin përpara në një vend të huaj.