Laura-Jane Fyfe shkoi në Tajlandë për dy muaj për të festuar diplomimin nga fakulteti dhe atje filmoi këtë video të këndshme. Është një elefant i vogël që luan me kujdestarët e tij në kampin e elefantëve Maevang.
Një nga kujdestarët i afron një legen plastik dhe elefanti është aq i lumtur sa vjen vërdallë duke qeshur dhe lazdruar.
“U ndjeva kaq e lumtur që elefanti po kënaqej dhe po shijonte ditën. Tërë ditën pamë elefantin që luante i relaksuar. Në një moment u përpoq të më hante bluzën, ishte e paturpë,” tha Laura.
Në sfond mund të shihni dhe nënën e elefantit të vogël që e ruan me bisht të syrit.
Videoja është xhiruar në 2014, por u ripostua së fundi në Facebook.