“E KE FAMËN PREJ NORËS”/ Reagon Robert Berisha: Më ka dhënë një të shtyrë por… – AlpeGossip
“E KE FAMËN PREJ NORËS”/ Reagon Robert Berisha: Më ka dhënë një të shtyrë por…

“E KE FAMËN PREJ NORËS”/ Reagon Robert Berisha: Më ka dhënë një të shtyrë por…

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka pohuar së fundmi se ka qenë Nora Istrefi ajo që i ka dhënë famë në Shqipëri.I ftuar në podcastin “Dheze Mikrofonin” ai ka thënë se nuk ishtë i panjohur në Kosovë pasi ka dalë në skenë kur Nora, ish partnerja e tij, ishte akoma 5 vjeçe por nuk e mohon faktin se ajo i ka dhënë një të shtyrë në tregun shqiptar.

“Unë në ’92, ’93 kur kam dalë në skenë, kur kam dalë në xhirimet e vitit të ri ska pasur as Youtube, as rrjete sociale, asgjë. Jo po ti e ke famën prej Norës. Nora ka qenë 5 vjeçe kur kam dalë unë në skenë, ama që ma ka dhënë një të shtyrë, po, sidomos në Shqipëri,” tha Roberti.

Në këtë pikë, Berisha shtoi edhe emra të tjerë që njiheshin në Shqipëri si Gili, Edona Llalloshi, Adelina Ismaili etj, që kanë punuar për të depërtuar në treg ndërkohë që të tjerë, pavarësisht talentit, nuk mundën.

Megjithatë, për përhapjen e famës së tij në tregun shqiptar, ai sërish ia atribuon meritat Norës, edhe pse vetë ka qenë prej vitesh në skenë.

“Mua për në Shqipëri më ka dhënë një të shtyrë aq të mirë, e falenderoj përjetësisht.”

Kujtojmë që Nora dhe Roberti kanë qenë të martuar vite më parë nga ku erdhi në jetë edhe një vajzë. Çifti i dhanë fund lidhjes së tyre në gusht të 2019.

Këtë e bëri vetë të ditur Roberti me anë të një postimi në InstaStory ku shkroi:

“Unë edhe Nora nuk jemi më bashkë, por tërë jetën do jemi babi dhe mami i Renees, vajzëa onë dhe shokë të mirë deri në vdekje.”