ÇFARË NDODHI? Njëri nga anëtarët e jurisë NUK do të jetë në “Kënga Magjike” – AlpeGossip
ÇFARË NDODHI? Njëri nga anëtarët e jurisë NUK do të jetë në “Kënga Magjike”

ÇFARË NDODHI? Njëri nga anëtarët e jurisë NUK do të jetë në “Kënga Magjike”

Ditën e djeshme në media qarkulloi lajmi i anëtarit të pestë të jurisë së spektaklit “Kënga Magjike”. Siç u mësua pjesë e jurisë së artistëve të rinj këtë vit do të jenë Arben Skënderi, Armend Rexhepagiqi, Jonida Maliqi, Enkel Demi dhe Dalina Buzi.

Mirëpo, kjo e fundit ka reaguar nëpërmjet një postimi në Instagram dhe ka hedhur poshtë lajmet se do të jetë pjesë e jurisë së Kënga Magjike.

“Sqarim për mediat. Nuk jam në jurinë e Kënga Magjike. Gjithmonë është kënaqësi të bashkëpunoj me Arditin por prapa skene jo përballë saj. Paqe! Dalina”, ka shkruar Buzi.

Nuk dihet nëse Dalina do të zëvendësohet me dikë tjetër apo juria e artistëve të rinj do të përbëhet nga 4 anëtar.