“BËJ BE DO E MBYLL…”/ Moderatoraja shqiptare revoltohet me sfidën e plakjes – AlpeGossip
“BËJ BE DO E MBYLL…”/ Moderatoraja shqiptare revoltohet me sfidën e plakjes

“BËJ BE DO E MBYLL…”/ Moderatoraja shqiptare revoltohet me sfidën e plakjes

Prej disa ditësh në rrjetet sociale gjithë personazhet e njohur u publik dhe jo vetëm kanë nisur një sfidë të re e cila  tregon se si do të dukesh kur të plakesh. Nëpërmjet një aplikacioni të quajtur “FaceApp”, të gjithë kanë mundësi të transformojnë veten dhe të shikojnë se si do të duken në të ardhmen.

Mirëpo, sic duket kjo sfidë nuk është pritur mirë nga të gjithë. Moderatorja e njohur shqiptare, Fjodora Fjori, nëpërmjet një postimi në Instagram i është kthyer të gjithë atyre që po e përdorin këtë aplikacion dhe e ka quajtur këtë sfidë çmenduri.

“Bëj be do e mbyll Instagram-in për sa kohë do shoh miqtë e mi se si do duken pleq! Shijoni rininë se kjo nuk kthehet më, do e shihni pleqërinë çdo ditë në pasqyrë. Çmenduri”, ka shkruar Fjodora ndërkohë që është mbështetur nga shumë komentues.