Majk nuk është i pranishëm në ditëlindjen e djalit, fansat e kryqëzojnë: “A ke gjak apo ujë në vena?” – AlpeGossip
Majk nuk është i pranishëm në ditëlindjen e djalit, fansat e kryqëzojnë: “A ke gjak apo ujë në vena?”

Majk nuk është i pranishëm në ditëlindjen e djalit, fansat e kryqëzojnë: “A ke gjak apo ujë në vena?”

Ditën e djeshme ka festuar një vjetorin e parë, Roani, djali i reperit të njohur Majk dhe ish-partneres së tij Majlinda Zeka.

Me rastin e ditëlindjes së parë të djalit të saj Majlinda ka organizuar një festë ku ka ftuar shumë të afërm dhe miq të saj. Nëpërmjet disa postimeve në Instagram Majlinda na ka njohur me festën që i kishte organizuar të birit.

“Ty që do ta kushtoj një jetë… Gëzuar ditëlindjen e parë, të uroj shëndet, fëmijëri të lumtur, fat dhe shumë suksese në jetë! Të don mami shumë lumturia ime…”, shkruan Majlinda në një postim në Instagram.

Mirëpo ajo që na ra në sy të gjithëve ishte mungesa në festë Majkut. Ai zgjodhi që ta uronte me një postim në story të Instagram.

. Mirëpo fansave nuk ju ka pëlqyer fare urimi i “thatë” i Majk dhe në urimin që Majlinda i ka bërë të birit i kërkojnë llogari Majkut për mungesën e tij.

“Si po ndihesh tani që djali yt mbush 1 vjeç dhe ti nuk je asgjëkund? A ke zemër e gjak apo vetëm ujë nëpër vena? Si mund ta lësh këtë engjëll të rritet pa baba për tekat e tua. @majkaveli dhe nuk po din të rritesh asnjëherë. Ka ardhur momenti t’i bashkohesh familjes tënde dhe rindërtoji ato momente që ke humbur, sepse me shpirt e di që të mungojnë dhe @majlindazeka1 dhe @roanbabby. Krijo familjen para se të jetë tepër vonë.” – shkruan një prej komentuesve pas urimit që Majlinda i bën të birit.