Në puntatën e kësaj të shtune në “Klanifornia”, gjatë një skeçi, Visjan Ukcenaj përmendi filmin që po bën namin kohët e fundit, “Mrekullia në qelinë nr.7”. Visjani u shpreh se ky film e ka emocionuar shumë e sidomos pjesa kur Ova thërret “Lingo, lingo”.
Këtë pjesë nga skeçi aktorja e cila luan rolin e Ovas, Nisa Sofiya e ka publikuar në profilin e saj në Instagram.
“Lingo, lingo, shisheler”, shkruan vogëlushja teksa ka etiketuar Marinën dhe Visjanin.