FOTO/ Ish-kryeministri mbetet i papunë, blen një shtëpi në fshat dhe fillon duhanin – AlpeGossip
FOTO/ Ish-kryeministri mbetet i papunë, blen një shtëpi në fshat dhe fillon duhanin

FOTO/ Ish-kryeministri mbetet i papunë, blen një shtëpi në fshat dhe fillon duhanin

Ish-kryeministri i Britanisë David Cameron ka mbetur i papunë që prej kohës kur ka hequr dorë nga pozita e tij.
Së fundmi Cameron është parë dukë shëtitur lirshëm në Disneyland Paris, raporton “The Mirror”.

Ai ka treguar se nuk është e domosdoshme që nëse je politikan të rrish gjithmonë me pozita të larta në shoqëri. Madje, sipas tij, ndonëse ke qenë kryeministër i një vendi të zhvilluar si Britania, mund të qëndrosh për disa kohë edhe pa punë dhe David po jep shembullin më të mirë për këtë.

Sipas “The Mirror” Cameron që prej pas lënies së pozitës si kryeministrit nuk është marrë me ndonjë punë tjetër.

Ai shumë shpesh është fotografuar në vende të zakonshme ku shihet se bën një jetë modeste.

Ish-kryeministri i Britanisë është tërhequr plotësisht nga skena politike, dhe ka blerë një kasolle në një zonë periferike të Londrës, ku vetëm në oborrin e tij ka investuar mbi 25 000 sterlina.

Ai madje thuhet se ka nisur edhe pirjen e duhanit.