“I THASHË DATËN DHE ORËN”/ Robert Berisha rrëfen si e propozoi Norën për martesë (VIDEO) – AlpeGossip
“I THASHË DATËN DHE ORËN”/ Robert Berisha rrëfen si e propozoi Norën për martesë (VIDEO)

“I THASHË DATËN DHE ORËN”/ Robert Berisha rrëfen si e propozoi Norën për martesë (VIDEO)

Me siguri kur flasim për propozim mendoni një mashkull që ulet në gjunjë menjë kuti unaze që hapet për t’i propozuar për martesë femrës që dashuron.

Por për Nora Istrefin, propozimi nuk ka qenë aspak romantik, për të mos thënë që nuk ka qenë aspak propozim.

Robert Berisha ka treguar për revistën “Class” se ai dhe Nora kanë qenë me pushime në Turqi kur kanë vendosur të martohen.

Ata kanë 12 vjet që janë bashkë dhe Roberti e kujton me nostalgji momentin kur caktoi vetë datën e dasmës, pa i propozuar aspak Norës.

“I thashë në këtë datë martohemi zemër dhe bëhu gati. Ata që ulen në gjunjë me unazë ndodhin vetëm në filma. Romantik mund të jesh gjithë jetën, por jo me ato skena”.

Por edhe pse nuk duket të jetë romantik, Robert Berisha tregon se kujdeset pë familjen, bën punë dhe gatuan në shtëpi.

“Nuk i kemi të ndara gjërat, këto janë punët e grave dhe këto janë punët e burrave. Të gjitha i bëj përderisa është për të mirën e fëmijës dhe gruas sime”, u shpreh këngëtari.