Sipas Fatmës kohët e fundit në ekranet shqiptare po abuzohet shumë me titullin “autore”.
“Të vjen për të vjellë me titullin autore në ekranet shqiptare. Nuk ngeli më i paaftë pa i vënë vetes këtë titull. Lërini ndonjë gjë edhe atyre gazetarëve që kanë vite që punojnë për ekranin e që meritojnë më shumë se kushdo titullin autore. Ato që punojnë për ju pas skene, ato që kanë idetë, e që për fat të keq nuk u rritën kurrë në detyrë, se në këtë vend sa më i paaftë të jesh, aq më shumë tituj mund t’i lejosh vetes. Njerëz që nuk dinë të formulojnë një fjali dhe i shikon autore programesh,” shkruan Fatma. “Siç tha një kolege, na bëni një nder dhe mos na thërrisni më autore, por krizantemë ose tulipan.”