Reperi i famshëm shqiptar vazhdon misionin e tij të bamirësisë, dhuron apartament për familjen në nevojë – AlpeGossip
Reperi i famshëm shqiptar vazhdon misionin e tij të bamirësisë, dhuron apartament për familjen në nevojë

Reperi i famshëm shqiptar vazhdon misionin e tij të bamirësisë, dhuron apartament për familjen në nevojë

Capital T është një prej reperave më të suksesshëm shqiptarë, i cili gjithashtu kohët e fundit ka treguar se bamirësia është një nga virtytet e tij.

Ditën e sotme reperi ka publikuar një video në Instagram ku tregon se në bashkëpunim me organizatën bamirëse “Jetimët e Ballkanit” kanë arritur të ndihmojnë dhe lumturojnë një familje.

Capital T ka dhuruar një apartament në Prishtinë për familjen që jetonte në kushte të vështira.

“Bamirësia të pasuron” – shkruan reperi shqiptar mbi videon prekëse të publikuar në Instagram.