CELLVIO I KËRKOI FALJE/ Noizy i përgjigjet publikisht dhe mesazhi nuk duhet humbur – AlpeGossip
CELLVIO I KËRKOI FALJE/ Noizy i përgjigjet publikisht dhe mesazhi nuk duhet humbur

CELLVIO I KËRKOI FALJE/ Noizy i përgjigjet publikisht dhe mesazhi nuk duhet humbur

Mbrëmjen e djeshme Cllevio realizoi një video live në Instagram ku i kërkoi falje Noizyt, duke u shprehur se nuk do merret më me të.

“Nuk po iki nga përgjegjësia. Noizy, do të them bello kur të puth në faqe dhe ti nuk do ma marrësh për keq. Do të gjej një pseudonim të bukur. Mua më pëlqen të më thërrasësh ‘Gango’. Dhe ty kur të them ‘Bello’ do të të puth. Po ta thash do ta them se je king. Unë kam frikë se mos dashurohet edhe e dashura ime me ty. Dua të them se ty të shikon femra dhe dashurohet me ty. Vëri gishtin njërës ti dhe ajo dashurohet direkt. Unë të njoh dhe ti më njeh, virtualisht. Unë Arkimedin prapë nuk ta shes dhe nëse ai të mërzit ty. Unë jam më i mirë se ti dhe Arkimedi, por më budallenj se ju. Ti je shumë i mirë, je maja e piramidës. Po hajde ma mbush mendjen mua. Kur të kem unë 4 milionë dollarë do më njohësh se çfarë dhuratash do të bëj unë ty. Kapitenit tuaj i kërkoj falje për familjen (Noizyt), Crax për këtë shokun(prej Aleksit), ty Dulla jo. Noizy mendoje mirë”, tha ai.

Cllevio i kërkoi falje, Noizy i përgjigjet publikisht dhe mesazhi nuk

Së fundmi, Noizy ka reaguar rreth deklaratës së tij me disa postime të gjata në Instastory. A e ka falur? Reperi ka shkruar se ende nuk ka besim te ai, por do ia lërë kohës. Më tej Noizy i ka bërë thirrje të kujdeset për veten dhe për shëndetin e tij.

“Uroj të qetësohesh sepse përvec vetes dhe shoqërisë tate, e marr në qafë gjithë familjen dhe miqtë e tu të afërt, që thua shumë i do. Janë të gjithë me zemër të ngrirë se çfarë do brroçkëllisësh ti në live e radhës, duke argëtuar kalamaj dhe njerëz të smirt në internet, sepse të jesh i sigurt që njerëzit e mëdhenj dhe të hajrit nuk të ndjekin kur ti vetëm shan dhe ofendon, a e din pse? Se nuk është naj gjë e bukur e naj gjë e rrallë, a ka mundësi të bësh art? Pasi dy këngë t’u bënë të famshme. Harxhoje energjinë duke bërë diçka të hajrit sepse ato që ke bërë deri tani janë për të argëtu kalamaj dhe idiotat që gëzon kjo tokë. Nuk ka nevojë të kërkosh falje, por të përmirësosh, respekto veten, duaje veten. Askush nuk është krenar me sjelljet tua. Madje familja është nënstop në ankth dhe shoqërinë po e fut në lloj lloj belash pa qenë nevoja aspak, vetëm se ti kërkon vëmendjen e kalamanjve në Internet. Nuk ka rëndësi sa shikueshmëri ke live, rëndësi ka kush ta shikon live-n, cfarë kapaciteti njerëzish e shohin atë gjë. Ti po tregohesh përtaci më i madh sepse do të bësh famë pa punë gjë që në momentin ku ti ndal të sharat të bie dhe puna, se nuk po njihesh më si artist po si dikush që merr vëmendje duke sharë njerëz. Rritu, sillu sipas moshës tënde! Unë ende nuk kam besim te ti, gjithsesi shohim, të jesh mirë! Kujdesu për shëndetin tënd, mos rri me njerëz që të shterojnë energjinë! Mos rri në live sepse ato janë për të lënë njerëzit duke parë ekranin e një telefoni, bota ka më shumë se Instagram &TikTok, fix ur self young man”, ka shkruar Noizy.

Cllevio i kërkoi falje, Noizy i përgjigjet publikisht dhe mesazhi nuk