JETON NË SHBA ME TË ËMËN/ Elton Deda, letër prekëse të birit në 16 vjetorin e lindjes – AlpeGossip
JETON NË SHBA ME TË ËMËN/ Elton Deda, letër prekëse të birit në 16 vjetorin e lindjes

JETON NË SHBA ME TË ËMËN/ Elton Deda, letër prekëse të birit në 16 vjetorin e lindjes

Djali i këngëtarit të njohur, Elton Deda, feston ditën e sotme 16-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë për të, Deda nuk mund të jetë pranë të birit pasi ai jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me nënën e tij, që pas divorcit të prindërve.

Por nuk ka munguar një urim publikisht në rrjetet sociale. Eltoni i kërkon ndjesë të birit që nuk është sot pranë tij. Ai shton se është i vetëdijshëm që disa nga detyrat e tij atërore nuk i ka përmbushur me sukses.

Jeton me mamanë në SHBA, Elton Deda uron djalin për

“Biri im i shtrenjtë. Ti sot mbush 16 vjeç. Duke njohur që disa nga detyrat e mia atërore nuk i kam përmbushur me sukses, të kërkoj ndjesë që nuk të jam pranë. Por unë të dua dhe do të të dua gjithmonë ashtu si të desha sot para 16 vjetësh, kur piskama jote buçiti gjithë tërsëllëme në këtë botë të çuditshme. Qofsh gjithmonë i lumtur dhe i bardhë ashtu siç di vetëm Ti te jesh. Të dua fort Babi”, shkroi artisti në një postim në “Facebook”.